Në vitin 2022 përplasen dy yje, astronomët thonë se do zbardhet qielli i natës

Publikuar tek: bota, më 18:07 06-01-2017 Në vitin 2022 përplasen dy yje, astronomët thonë se do zbardhet qielli i natës

Një ekip astronomësh kanë bërë një parashikim të guximshëm. Sipas tyre, në vitin 2020, hiq apo shto një vit, dy yje do të bashkohen dhe do të shpërthejnë duke u bërë një prej objekteve më të shndritshme në qiell për një periudhë të shkurtër.

Është tepër e vështirë të parashikohet se kur do të ndodhin me saktësi katastrofa të tilla yjore por ky binar ka kohë që ëshët dokumentuar qartë se poi vallëzon drejt vdekjes në mënyrë të pashmangshme, pra herët a vonë do të ndodhë, raporton Newsbomb.al.

Studiuesit filluan të monitoronin çiftin “KIC 9832227” në vitin 2013, kur ata nuk ishin të sigurtë nëse bëhej fjalë për një binar apo një yll pulsues. Ata vunë re se shpejtësia e orbitës ishte duke u rritur gradualisht, çka do të thotë se yjet janë duke u aftuar më pranë njëri-tjetrit.

Ekipi tha gjatë mbledhjes së Shoqatës astronomike amerikane se çifti do të shpërthejë si një "nova e kuqe" – e shkaktuar nga bashkimi i dy yjeve, 5 vjet nga sot. Yjet janë kthyer në prioritet për shkencëtarët dhe do të monitorohen intensivisht gjatë viteve të ardhshme. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « John Kerry akuzon publikisht David Cameron për dështimin në Siri
Kali qan në funeralin e pronarit të tij (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.01114296913147
array(1) { ["section"]=> string(83) "ne-vitin-2022-perplasen-dy-yje-astronomet-thone-se-do-zbardhet-qielli-i-nates-64776" }