Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë në 25 prill 2021, ndërsa fushata e partive politike me ligj duhet të fillojë 1 muaj më herët, pra në 25 mars.
Mirëpo vlonjatët duken paksa të paduruar, teksa për ta fushata ka filluar 100 ditë para zgjedhjeve.
Siç shihet dhe në fotot e siguruara nga Newsbomb.al, ata kanë krijuar disa postera dhe i kanë vënë në rrugët e Lungomares.
Në poster shihet kryeministri dhe shkrimi: Voto Edi Rama. Nuk dihet se cili apo cilët kanë qenë iniciatorët e kësaj mini-fushate në qytetin bregdetar.