Në Zvicër 35% e popullësisë është e huaj, në Gjenevë dhe Bazel përbëjnë shumicën

Publikuar tek: bota, më 16:57 20-10-2015 Në Zvicër 35% e popullësisë është e huaj, në Gjenevë dhe Bazel përbëjnë shumicën

Mbi 35% e popullësisë mbi 15 vjeç në Zvicër është me prejardhje të huaj. Në bazë të regjistrimit të kryer së fundmi nga Zyra Federale e Statistikave rezulton se 28% janë të huaj të gjeneratës së dytë.

Më shumë se një e treta e popullatës me prejardhje të huaj në Zvicër ka fituar tashmë shtetësinë  zvicerane. Pas tyre vijnë të huajt që ende kanë pasaportën italiane dhe më pas ata me pasaportë gjermane.

Gjatë vitit 2014 është rritur më së shumti numri i të huajve të gjeneratës së parë (3.6%).

Është interesante se në dy kantone të rnëdësishme tashmë shumicën e përbëjnë njerëzit me prejardhje të huaj. Është fjala për Gjenevën ku ata përbëjnë 61 për qind dhe Bazelin (Baselstadt) ku njerëzit me prejardhje të huaj përbëjnë 51 % të popullatës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028812885284424
array(1) { ["section"]=> string(84) "ne-zvicer-35-e-popullesise-eshte-e-huaj-ne-gjeneve-dhe-bazel-perbejne-shumicen-23569" }