Negociata me Bashkimin Europian, Zaev: Kërkojmë një datë, jo anëtarësimin në BE

Publikuar tek: rajon, më 22:33 15-06-2019 Negociata me Bashkimin Europian, Zaev: Kërkojmë një datë, jo anëtarësimin në BE Kryeministri i Maqedonise se Veriut, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka kërkuar nga vendet anëtare të Bashkimit Europian që të caktojnë një datë të nisjes së bisedimeve për anëtarësimin në BE.

Bisedimet janë një nga proceset në të cilën duhet të kalojë vendi në rrugën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

Kryeministri Zaev pati një takim edhe me eurokomisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn, i cili e përgëzoi Maqedoninë e Veriut për punën e bërë.

‘Ne kërkojmë datën e bisedimeve dhe jo anëtarësim të menjëhershëm. Ne kërkojmë që të vlerësohet angazhimi që kemi bërë. BE-ja është tërheqëse për ne dhe kjo na motivon. Deri tani, kemi bërë shumë dhe kemi besim në Evropën. Ne ndryshuam emrin dhe ruajtëm identitetin”, ka deklaruar Zaev në një forum ndërkombëtar në Austri, ku kanë marrur pjesë edhe përfaqësues të lartë evropian. Kryeministri maqedonas, siç ka njoftuar kabineti i tij, ka takuar komisionarin për zgjerim, Johannes Hahn, të cilit i ka thënë se “marrja e datës për fillimin e negociatave do të jetë e rëndësishme për vendin, sepse do të jetë motiv shtesë për vazhdimin e zbatimit të reformave në të gjitha fushat me rritëm më të shpejtuar’.

Ndërkohë. opozita në Shkup ka thënë se është në pritje të përgjigjes së Zaevit lidhur me gatishmërinë e saj për të kontribuar në marrjen e datës së bisedimeve. Opozita thotë se data nuk është marr pasi nuk janë bërë reformat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033018827438354
array(1) { ["section"]=> string(83) "negociata-me-bashkimin-europian-zaev-kerkojme-nje-date-jo-anetaresimin-ne-be-168378" }