Negociatat/ Aleksis Tsipras KUSHT Ramës: Nëse e do rrugën e hapur për në BE, duhet të mbrosh të drejtat e minoritetit grek (INTERVISTA për Financial Times)

Publikuar tek: politike, më 11:06 20-05-2019 Negociatat/ Aleksis Tsipras KUSHT Ramës: Nëse e do rrugën e hapur për në BE, duhet të mbrosh të drejtat e minoritetit grek (INTERVISTA për Financial Times)

Kryeministri grek Aleksis Tsipras në një intervistë për gazeten britanike ‘Financial Times’ i është përgjigjur shumë pyetjeve rreth zgjedhjeve në Greqi, zhvillimin e ekonomisë greke si dhe marrëdhenjet e Greqisë me Shqiperinë dhe Makedoninë e Veriut.

Për marrëdheniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, Aleksis Tsipras tha se i kishte thënë kryeministrit Edi Rama se nëse Shqipëria do që të ketë të hapur rrugën për në BE do të duhet të mbrojnë të drejtat e minoritarëve grek në Shqipëri.

Aleksis Tsipras ka thënë po ashtu se nesë qeveria shqiptare i mbron të drejtat e qytetarëve grekë në Shqipëri atëherë vet ai do të mbështesë hapur hapjen e negociatave për bashkimin e Shqipërisë me BE-në në muajn Qershor.

‘Unë do të jem i pari që do të kerkoj integrimin e Shqipërisë me BE-n nëse Shqipëria vazhdon të mbrojë të drejtat e njeriut!’, tha kryeministri grek.

Tsipras theksoi në fund se Greqia nuk dëshrion të fitojë reputacion duke u dhënë leksione të tjerëve, duke vënë veton ose kushte tepër të ngurta për vendet që aspirojnë në VE. “Popujt e Ballkanit kanë nevojë për nxitje për reforma’, ka theksuar ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024389028549194
array(1) { ["section"]=> string(157) "negociatat-aleksis-tsipras-kusht-rames-nese-e-do-rrugen-e-hapur-per-ne-be-duhet-te-mbrosh-te-drejtat-e-minoritetit-grek-intervista-per-financial-times-164954" }