Negociatat/ Avokat Ngjela s’përmbahet me Ramën: Politika europiane i thotë je i korruptuar, ky iu kthehet si injorant i trembur

Publikuar tek: aktualitet, më 19:54 12-10-2019 Negociatat/ Avokat Ngjela s’përmbahet me Ramën: Politika europiane i thotë je i korruptuar, ky iu kthehet si injorant i trembur FotoMontazh: Spartak Ngjela - Edi Rama

Avokati i njohur Spartak Ngjela nuk e kursen gjuhën e ashpër me kryeministrin Rama, teksa shkruan për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Ngjela shkruan se teksa Parlamenti dhe politika gjermane i thonë Ramës nuk e ke kryer Reformën se ajo të penalizon si të inkriminuar në korrupsion, kryeministri iu përgjigjet si një injorant i trembur.

“E shihni se cilin keni kryeministër? Parlamenti gjermane dhe politika gjermane po i thonë Ramës: nuk e ke kryer Reformën se ajo të penalizon si të inkriminuar në korrupsion. Rama iu përgjigjet si një injorant i trembur.

Të njëjtën gjë po i kërkon edhe politika holandeze. Kurse Rama bën sikur nuk kupton.

Zoti Rama: politika europiane të thotë: "je i korruptuar, duhet të largohesh e të shkosh në hetim". Pse flet përçart kur e di se çfarë po të kërkohet?”, shkruan avokati.

Më tej, Ngjela i thotë Ramës se nëse do vërtet që të happen negociatat duhet të japë dorëheqjen dhe të theksoi sipas avokatit "Jap dorëheqjen, se po pres hetimin tim për dyshimet në korrupsion".

“Zoti Rama! A dëshiron vërtet ti që Shqipëria të hapë negociatat me Bashkimin Europian menjëherë këto ditë? Ka vetëm një rrugë: jep dorëheqjen si kryeministër duke theksuar: "Jap dorëheqjen, se po pres hetimin tim për dyshimet në korrupsion".

Po e bëre këtë: menjëherë hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Do shohësh, që, sapo të largohesh ti, fillon menjëherë ngritja e SPAK-ut dhe e të gjitha institucioneve të tjera nga kjo mazhorancë, bashkë me opozitën parlamentare. E pra, zoti Rama, a e dëshiron ti vërtet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian? Jep dorëheqjen!

Ty dhe opozitën aktuale jashtëparlamentare, politika perëndimore nuk iu pranon. Kjo është e vërteta”, përfundon avokat Spartak Ngjela.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020569801330566
array(1) { ["section"]=> string(131) "negociatat-avokat-ngjela-s-permbahet-me-ramen-politika-europiane-i-thote-je-i-korruptuar-ky-iu-kthehet-si-injorant-i-trembur-181810" }