Negociatat, Bardhi: Kryeministri i Avdylajve të thotë pse Holanda i tha ‘jo’ Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 20:40 12-06-2019 Negociatat, Bardhi: Kryeministri i Avdylajve të thotë pse Holanda i tha ‘jo’ Shqipërisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka reaguar pas sinjaleve negative të Holandës ndaj për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Bardhi i drejtohet Ramës, duke e quajtur si kryeministrin e Avdylajve, ku sipas tij  duhet t’i shpjegojë përgjigjen ‘Jo’ që Hollanda i dha sot hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe përgjigjen  ‘Po’ hapjes së negociatave më Maqedoninë e Veriut.

Bardhi shprehet se Rama ka bllokuar integrimin europian dhe mundësinë për mirëqënie dhe stabilitet për qytetarët.

Statusi i plotë:

Kryeministri i Avdylajve duhet t’i shpjegojë qytetarëve se përse Holanda ka vendosur t’i thotë JO hapjes së negociatave me Shqipërinë, në të njëjtën ditë ku ka vendosur ti thotë PO hapjes së negociatave më Maqedoninë e Veriut. Për Shqipërinë, ligjvënësit e Holandës kanë vlerësuar se “nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në bazë të Raport-Progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura”.

Nëse Edi Rama nuk do të kishte bërë marrëveshje me krimin e organizuar për të ardhur dhe mbajtur pushtet, Shqipëria do të kishte nisur bisedimet e anëtarësimit prej shumë kohësh. Edi Rama ka bllokuar integrimin europian dhe mundësinë për mirëqënie dhe stabilitet për qytetarët. Ai është sot në sytë e të gjithëve njeriu më i rrezikshëm në vend, sepse për pushtetin e tij kriminal, është gati të sakrifikojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Beteja jonë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe për të garantuar zgjedhjeve të lira e të ndershme, është betejë për Shqipërinë si gjithë Europa! Asnjë hap pas

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090360641479492
array(1) { ["section"]=> string(90) "negociatat-bardhi-kryeministri-i-avdylajve-te-thote-pse-holanda-i-tha-jo-shqiperise-167993" }