Negociatat/ Deputeti shqiptar në Maqedoninë e Veriut: Nuk na pengoi Shqipëria, por hamendja franceze për reformim

Publikuar tek: rajon, më 21:47 22-10-2019 Negociatat/ Deputeti shqiptar në Maqedoninë e Veriut: Nuk na pengoi Shqipëria, por hamendja franceze për reformim Artan Grubi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Artan Grubi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut thotë se Shqipëria nuk i pengoi ata për hapjen e negociatave, siç u artikulua në vendin tonë disa orë pas vendimit të BE më 18 tetor.

I ftuar në Opinion, Grubi shtoi se aspiratat për hapjen e negociatave për anëtarësim i pengoi Franca me hamendjet e saj për reformim të BE.

“Nuk mendoj që e ka penguar Shqipëria Maqedoninë e Veriut, për arsye se Maqedoninë e pengoi hamendja franceze dhe nevoja e tyre për reformimin e jo vetëm procesit të zgjerimit. Është një proces që e ka filluar Franca tash e 20 vite dhe nuk di si ta artikulojë mirë procesin e reformimit të unionit evropian.

Është vendim politik, pjesërisht edhe për nevoja të brendshme politike për arsye se vitin e ardhshëm ka zgjedhje lokale në Francë. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dëm kolateral të nevojës së Macron për profilizim në Bashkimin Europian. Nuk vlen argumenti i performancës për arsye se Maqedonia i përmbushi të gjitha kushtet. Mendoj që argumenti i tij kishte nevojë të arsyetonte veprimin e tij një ditë më parë”, tha Artan Grubi, deputet në Maqedoninë e Veriut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023309946060181
array(1) { ["section"]=> string(117) "negociatat-deputeti-shqiptar-ne-maqedonine-e-veriut-nuk-na-pengoi-shqiperia-por-hamendja-franceze-per-reformim-183110" }