NEGOCIATAT/ Ditmir Bushati i kthehet historisë: BE nuk duhet të përsërisë GABIMIN

Publikuar tek: politike, më 11:21 17-06-2019 NEGOCIATAT/ Ditmir Bushati i kthehet historisë: BE nuk duhet të përsërisë GABIMIN Ditmir Bushati

“Bashkimi Evropian nuk duhet të përsërisë gabimin e perandorisë Habsburge duke injoruar Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të mësojmë nga historia më shumë sesa të jemi të burgosurit e saj”.

 

Ish-ministri i Jashtëm Shqiptar Ditmir Bushati, jep këtë mesazh mëngjesin e sotëm në twitter, ndërsa bashkëngjit për të parë mesazhin e vet disa nga personat kyç të politikës së Hollandës, duke përfshirë ministrin e kabinetit si dhe ambasadoren e Hollandës në Shqipëri, apo diplomaten shqiptare në Hagë.

Dimir Bushati i bën këto komente duke shpërndarë një analizë të botuar në median hollandeze sot, me autore Caroline de Gruyter që shkruan për politikën dhe Evropën, raporton newsbomb.al.

Në shkrimin e saj “Europa ka nevojë për Ballkanin”, gazetarja I kthehet shembujve të historisë, duke konstatuar gabimin e madh që do të bëhet nga këto vende evropiane, nëse do të ketë një kthim pas për anëtarëimin e këtyre vendeve në BE.

Shkruan De Gruyter: “BE është një forcë e tillë. Vendet e Lindjes së BE shohin Rusinë dhe Turqinë, ashtu si në të kaluarën, që po tërheqin vendet e ballkanit në sferën e tyre të influencës. Nëse BE nuk I ofron një perspektivë Ballkanit, ata argumentojnë se rajoni do të bëhet I paqëndrueshëm. Konfliktet do të rriten. Kjo është e rrezikshme për BE. Vendet e Ballkanit Perëndimor thonë se kjo është e ekzagjeruar. Ata shohin kërcënime më të këqija: një luftë tregjesh me Amerikën, Brexit, sulmet kibernetike, presion në rritje emigrimi, aktivtete të ushtrisë ruse e kineze në artik”, raporton newsbomb.al.

Gazetarja argumenton se dy vendet skeptike, Franca dhe Hollanda, duhet të marrin parasysh këto rrisqe, për ti dhënë dritën jeshile ballkanit për integrim në BE.

Duke nisur nga shembulli I marrë në kujtesë nga Ditmir Bushati, duhet kujtuar se Perandoria Habsburge në fund të viteve 1600 I shkaktoi humbje të madhe perandorisë Osmane, duke treguar forcën ushtarake të anës evropiane. Me qendër Vjenën, në 1684 krijuan Aleancën e Shenjtë për të luftuar perandorinë Osmane, ku përfshiheshin Perandoria Habsburge, Polonia, Venediku e shumë vende të tjera të vogla evropiane, raporton newsbomb.al.

Në këtë kontekst, Bushati, duke u referuar në analizen e gazetares hollandeze, sjell në kujtesë historinë e përsëritur të evropës.

/Newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15481805801392
array(1) { ["section"]=> string(86) "negociatat-ditmir-bushati-i-kthehet-historise-be-nuk-duhet-te-perserise-gabimin-168529" }