Negociatat, Donald Lu: Koha për të festuar, por mos harroni “peshqit e mëdhenj”

Publikuar tek: aktualitet, më 18:47 18-04-2018 Negociatat, Donald Lu: Koha për të festuar, por mos harroni “peshqit e mëdhenj”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu komenton vendimin e Komisionit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Përgëzime popullit shqiptar për këtë hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit. Është koha për të festuar, por edhe koha për të punuar edhe më shumë”.

Donald Lu thotë se nuk është ambasador i një vendi të Bashkimit Europian, por përpara vendimit të qershorit Tirana duhet të japë rezultate konkrete.

“Unë nuk jam ambasador i një vendi të BE-së, por shpresoj se Shqipëria do t’ua vërë veshin shteteve anëtare që kanë kërkuar rezultate konkrete kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe në reformën në drejtësi përpara vendimit për të hapur negociatat për anëtarësim. Përpara vendimit të qershorit, Shqipëria ka ende një mundësi për të bërë përparim në këto çështje me rëndësi kritike”, thotë ambasadori për Top Channel.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KESH shet qindra mijëra EURO energji, kush janë 9 kompanitë fituese
Publikohet VIDEO: Shihni si torturohet nga policia i riu në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.011229038238525
array(1) { ["section"]=> string(81) "negociatat-donald-lu-koha-per-te-festuar-por-mos-harroni-peshqit-e-medhenj-117371" }