NEGOCIATAT/ Donald Tusk sot në Tiranë, takim me Ramën (AGJENDA)

Publikuar tek: politike, më 08:29 17-09-2019 NEGOCIATAT/ Donald Tusk sot në Tiranë, takim me Ramën (AGJENDA) Donald Tusk

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, do të vijë sot në Tiranë, teksa BE do duhet të marrë një vendim për çështjen e negociatave me Shqipërinë.

Tusk do të pritet në orën 15:00 nga kryeministri Edi Rama. Mësohet se pas takimit me kryeministrin, kreu i KiE do të mbajë edhe një konferencë për mediat në orën 15:35.

Para mbërritjes në Shqipëri, ai do të zhvillojë mëngjesin e sotëm takime edhe në Maqedoninë e Veriut.

Vizita e kreut të KE në Tiranë vjen vetëm një muaj para vendimit të Këshillit Evropian për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në 18 tetor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin përgjigje përfundimtare nga Europa e Bashkuar për negociatat me BE-në.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027156114578247
array(1) { ["section"]=> string(66) "negociatat-donald-tusk-sot-ne-tirane-takim-me-ramen-agjenda-178727" }