Negociatat, Hahn i zhgënjyer: Nuk është moment i lavdishëm për Europën, tani shpresoj te vendimi i liderave të BE

Publikuar tek: politike, më 17:49 15-10-2019 Negociatat, Hahn i zhgënjyer: Nuk është moment i lavdishëm për Europën, tani shpresoj te vendimi i liderave të BE Johannes Hahn

Eurokomisioneri Johannes Hahn shpreh keqardhjen për mos arritjen e një marrëveshje mes ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Hahn, i cili është në fund të mandatit të komisionerit për Zgjerimin e Bashkimit Europian, ka bërë përpjekje të vazhdueshme intensive për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE.

Ai shkruan në Twitter se sot “nuk është një moment lavdie për Europën”. Megjithatë Hahn shton se pjesa më e madhe e vendeve anëtare janë pro hapjes së negociatave për anëtarësim, ndërsa shprehet besimplotë se liderët e BE-së do të vendosin të mos shtyhet procesi.

Reagimi i Hahn:

Keqardhje shumë e madhe që vendet anëtare nuk morën dot një vendim për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nuk është një moment glorifikues për Europën. Eshtë hera e tretë në 16 muaj që diskutojmë këtë cështje të rëndësishme.

E rëndësishme të theksohet se shumica e vendeve anëtare mbeshtetën rekomandimin e Komisionit Evropian. Jam besimplotë se liderët e BE do të marrin vendim për të mos shtyrë më procesin që do të dëmtojë rolin tonë në Ballkanin Perëndimor dhe kredibilitetin e ambicies sonë për tu bërë një lojtar i fortë global.

Duhet të rikthejmë kredibilitetin tonë në Ballkanin Perëndimor dhe të mbajmë angazhimet tona. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë detyrat e tyre të shtëpisë dhe kanë implementuar reforma të dhimbshme. Anëtarësimi në BE është një meritë bazuar në procesin dhe për këtë është e nevojshme që ne të njohim porgresin konkret.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031575918197632
array(1) { ["section"]=> string(117) "negociatat-hahn-i-zhgenjyer-nuk-eshte-moment-i-lavdishem-per-europen-tani-shpresoj-te-vendimi-i-liderave-te-be-182180" }