Negociatat/ Ish-ministri Integrimit: Nuk ja vlen të bësh lobime, bota nuk gënjehet me ‘lëvozhgën’

Publikuar tek: politike, më 20:43 16-10-2019 Negociatat/ Ish-ministri Integrimit: Nuk ja vlen të bësh lobime, bota nuk gënjehet me ‘lëvozhgën’ Ish-ministri i Integrimit Marko Bello

Ish-ministri i integrimit Marko Bello, thotë se në situatën në të cilën është Shqipëria është e kotë që të bëhen lobime.

I ftuar në emisionin “Arena”, Bello shtoi se kryeministri Edi Rama eshtë i dhënë pas formës dhe jo thelbit të reformave, por kjo gjë nuk i intereson BE-së pasi ata nuk gënjehen, sipas ish-ministrit, me “levozhgën” por duan thelbin.

“Nuk ja vlen të bësh lobime. Kryeministri ikën pas formës gjithmonë, e ka në background-in e tij, piktor. Forma është shumë e bukur, por do thelbin. Bota nuk gënjehet me lëvozhgën do thelbin brenda. Që do të thotë ne bëjmë reformat tona. Thoshte dikur kryeministri i integrimit të Kroacisë, në vitin 2002, ishim në një start të përbashkët, u nisëm bashkë në Samitin e Zagrebit dhe thoshin ne do ti bëjmë reformat jo se i kërkon BE, por sepse jemi të ndërgjegjshëm për vendin tonë. Edhe ne kështu duhet të kishim menduar. Na pranojnë apo nuk na pranojnë në Evropë, ne po i realizuam këto refoma do të na luten ata nesër. Ky është gabimi ynë jo i tyre, ata janë në një situatë të vështirë dhe na mbyllin derën”, u shpreh ish-ministri Integrimit Marko Bello.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075268745422363
array(1) { ["section"]=> string(99) "negociatat-ish-ministri-integrimit-nuk-ja-vlen-te-besh-lobime-bota-nuk-genjehet-me-levozhgen-182359" }