Negociatat me BE, Meta takon Tusk: Presim me padurim lajmin e mirë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:11 27-04-2018 Negociatat me BE, Meta takon Tusk: Presim me padurim lajmin e mirë Ilir Meta dhe Donald Tusk

Gjatë qëndrimit në Shkup, Presidenti i Republikës, lir Meta zhvilloi një takim të veçantë me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Presidenti Meta e konsideroi shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e Presidentit Tusk në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, shenjë e vëmendjes dhe mbështetjes gjithnjë e në rritje të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

Kreu i Shtetit gjithashtu vlerësoi vizitën dhe mesazhet inkurajuese që Presidenti Tusk përcolli gjatë vizitës së tij në Tiranë, të cilat duhet të nxitin të gjitha institucionet shqiptare drejt arritjeve konkrete në zbatim të 5 prioriteteve kyçe.

Duke shpresuar në vendimmarrjen pozitive të Këshillit të qershorit ndaj rekomandimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë, Presidenti Meta theksoi se ky do të ishte një moment oportun për të marrë përgjegjësi të reja dhe më angazhuese karshi qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve evropianë.

Presidenti Meta pohoi se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe angazhimin e shprehur qartë për kaluar në fazën e vështirë të negocimit drejt anëtarësimit.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka edhe vendimi për liberalizimin e sa më të shpejtë të vizave me Kosovën, një hap i merituar që do të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë drejt hapësirës Shengen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Thanë se ka vdekur, SHPËRTHEN Aida Shtino: Më trembën djalin
Kush është BIZNESMENI i fuqishëm i dënuar për falsifikim, dyshohet se tjetërsoi 500 ha tokë »
Article Logic
Execution time: 0.011934995651245
array(1) { ["section"]=> string(71) "negociatat-me-be-meta-takon-tusk-presim-me-padurim-lajmin-e-mire-118550" }