Negociatat me BE-në, zyrtari i lartë gjerman në krah të Shqipërisë: Keni mbështetjen tonë, Reforma në Drejtësi ka dhënë rezultate

Publikuar tek: politike, më 12:34 16-09-2019 Negociatat me BE-në, zyrtari i lartë gjerman në krah të Shqipërisë: Keni mbështetjen tonë, Reforma në Drejtësi ka dhënë rezultate Christian Lange (në krahun e majtë të Taulant Ballës)

Sekretari Parlamentar i Gjermanisë Christian Lange konfirmoi mbështetjen që vendi i tij i jep Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE.

Zyrtari i lartë gjerman theksoi se anëtarësimi në organizatën e tregut të përbashkët europian mundësohet nëse zbatohet Reforma në Drejtësi. 

‘’Gjermania mbështet me forcë Shqipërinë. Reforma në Drejtësi është parakusht për të hyrë në BE. Jemi të bindur që shteti i së drejtës do të forcohet në Shqipëri. Reforma në Drejtësi ka arritur synime të rëndësishme’’, u shpreh Sekretari i Parlamentit Gjerman.

Kujtojmë kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel konfirmoi se parlamenti gjerman (Bundestag) do të votojë në fund të shtatorit nëse Shqipëria meriton hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020675182342529
array(1) { ["section"]=> string(133) "negociatat-me-be-ne-zyrtari-i-larte-gjerman-ne-krah-te-shqiperise-keni-mbeshtetjen-tone-reforma-ne-drejtesi-ka-dhene-rezultate-178625" }