NEGOCIATAT me BE/ ‘Teksin e mbyllim sot’! Ministri italian flet për vendimin e MADH që do merret për Shqipërinë

Publikuar tek: politike, më 09:57 18-06-2019 NEGOCIATAT me BE/ ‘Teksin e mbyllim sot’! Ministri italian flet për vendimin e MADH që do merret për Shqipërinë Enzo Moavero

Enzo Moavero, ministri i punëve të Jashtme të Italisë, përpara nisjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian që mbahet në Luksemburg tha se sot do të shihet qartësisht propozimi për çështjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Teksti nuk është mbyllur akoma, por duhet ta mbyllim sot. Pyetjet janë të lidhura më së shumti me votën në Bundestag që ka marrë detyrën pas verës së kaluar për procesin e avancimit në kuadër të hapjes së negociatave, ndërsa flasim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave ndërkohë që për Serbinë dhe Malin e Zi negociatat janë në vijim.

Pra sot do të kemi relacionin për ç’ka ka ndodhur” tha ministri italian përpara fillimit të takimit, raporton newsbomb.al.

Sot pritet të diskutohet mbi raportin e Komisionit Evropian që propozon celjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Deri tani, sipas gjithë asaj që është deklaruar, pritet një shtyrje për në shtator e vendimit, nisur nga skepticizmi i dy vendeve, Francës dhe Hollandës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076229572296143
array(1) { ["section"]=> string(114) "negociatat-me-be-teksin-e-mbyllim-sot-ministri-italian-flet-per-vendimin-e-madh-qe-do-merret-per-shqiperine-168669" }