Negociatat me Greqinë, Rama: Në pranverë nënshkruajmë dokumentin e ri të partneritetit strategjik

Publikuar tek: politike, më 22:21 22-01-2018 Negociatat me Greqinë, Rama: Në pranverë nënshkruajmë dokumentin e ri të partneritetit strategjik

Kryeministri Edi Rama ka treguar disa nga çështjet kryesore që po negocion shteti shqiptar me Greqinë duke mos preferuar të hyjë në detaje, pasi sipas tij, çështjet janë tepër sensitive.

Por Rama ka thënë se me heqjen e Ligjit të Luftës, do shfuqizohet edhe dekreti i Mbretit grek që shihet si mundësi për t’i hapur rrugë shqiptarëve që i janë sekuestruar tokat në shtetin fqinj.

Rama tha se dy shtetet janë në prag të nënshkrimi të një traktati të ri partneriteti strategjik.

Intervista e Ramës në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”:

Është një negociatë ku faktikisht po negociohen 70 vjet, do të më lejoni të jem i rezervuar pasi ka brishtësinë e vet por është një proces në rrugë të mbarë dhe shpresoj që deri në fillim të pranverës të jetë përfunduar. Për të mos ndeshur më prolemet e së shkaurës si të të ardhmes.

Synimi është që të kemi një zgjidhje të dakortësuar për të gjitha temat, dhe të dalim nga ky proces i vështirë, mjafton të themi që nuk ka patur asnjëherë vizitë zyrtare në nivel kryeministrash. Të gjitha çështjet janë në tavolinë. Që nga ligji absurd i luftës deri te çështje që kanë të bëjnë me shqiptarë që jetojnë në Greqi, dhe procedura që kanë të bëjnë me ta.

Një nga çështjet e Ligjit të Luftës është ajo e pronave? Si do të hiqet dekreti i Mbretit? Do kalojë në Parlament?

Do kalojë në institucionet e shtetit fqinj, dhe do t’i përkasë historisë.

Synimi është në nënshkruajmë një dokument të ri të partneritetit strategjik.

Një nga efektet e këtij dekreti është çështja e çamëve, që grekët si pranojnë, apo le të themi çështja e shqiptarëve që iu janë sekuestruar pronat.

Nuk dua të hyj në detaje por në tavolinë është për t’i diskutuar çdo gjë.

Do ketë një raund të fundit negociatash mes kryeministrave apo?

Unë do takohem me kryeministrin grek në ditët në vijim pasi do të jemi të dy bashkë në Davos, por mbetet edhe një fazë tjetër e saktësimit të arritjeve të marrëveshjes në linja të gjera.

Marrëveshja e detit, do jemi në të njëtin nivel apo ?

Nëse do të mbeteshim në të njëjtin nivel nuk e di se çfarë do të ishim duke negocuar. Kemi bërë një punë të madhe dhe kemi studiuar atë marrëveshje. Jemi munduar të qëndrojmë larg politizimit dhe preferuam t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Jemi ulur në tryezë me një përgatitje mjaft serioze.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0081019401550293
array(1) { ["section"]=> string(102) "negociatat-me-greqine-rama-ne-pranvere-nenshkruajme-dokumentin-e-ri-te-partneritetit-strategjik-107554" }