Negociatat, Ministri Cakaj: Jemi shpresëplotë për vendim pozitiv në tetor, ama do vazhdojmë dhe me reformat

Publikuar tek: politike, më 19:43 18-06-2019 Negociatat, Ministri Cakaj: Jemi shpresëplotë për vendim pozitiv në tetor, ama do vazhdojmë dhe me reformat

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj shprehet se në tetor 2019 Shqipëria do të marrë vendim pozitiv për hapjen e negociatave.

Në një konferencë për shtyp, Cakaj kam theksuar se vendi e ka merituar që vjet hapjen e negociatave, ama vonesa e dorëzimit të raportit nga Komisioni Europian ka bërë që dhe Këshilli të kërkojë kohë për dhënien e një vendimi final.

'Kjo vonesë në publikimin e raportit është duke u manifestuar ne vonesë edhe në vendimarrjen e Këshillit. Është e rëndësishme se Këshilli vlerëson raportin e Komisionit dhe vlerëson atë që është thelbësore, se Shqipëria ka përmbushur gjithë kushtet për të nisur anëtarësimin. Vet Këshilli në artikullin 39 vlerëson plotësimin e kushteve për premtimin e dhënë në qershorin e kaluar. Kjo premisë largon të gjitha dilemat nëse transformimi i Shqipërisë nga BE ka qenë thelbësor. Shqipëria nuk përcakton dot vendimmarrjen e BE. Duke u mbështetur në vendimin e prerë të Këshillit, të dhënë sot qartë në mënyrë substanciale për të marrë një vendim, Shqipëria mbetet shpresëplotë për një vendim pozitiv në tetor', tha Cakaj.

Më tej, ministri shtoi se pavarësisht se Shqipëria nuk ka marrë kushte të reja, pritja deri në tetor nuk do të jetë pasive, vendi do të vazhdojë me reformat.

'Shpresa jonë nuk do të thotë pritje pasive, por merr trajtën e një vazhdimësie për hapjen e negociatave për antërësim. Shtyrja e negociavate nuk është lajm dekurajeuse sepse Shqipëria e ka merituar që vjet.
Nga kjo pikëpamje nënvizoj, Shqipëria ka merituar hapjen e negociatave që vitin e shkuar. Po vitin e shkruar Shqipëria ka nisur procesin e screening.
Që nga viti i shkuar Shqipëria nuk ka humbur në asnjë moment në axhenden europiane të saj. Ka ardhur kgha që ky përparim teknik të marrë trajtën e një vendimi politik. Përpjekjet tona duhet të shtohen që të sigurojmë një vendim pozitiv në tetor', shtoi Gent Cakaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069308280944824
array(1) { ["section"]=> string(111) "negociatat-ministri-cakaj-jemi-shpreseplote-per-vendim-pozitiv-ne-tetor-ama-do-vazhdojme-dhe-me-reformat-168750" }