NEGOCIATAT/ Ministri i Jashtëm rumun: Duhet të japim lajmin e mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndryshe rrezikohet kredibiliteti i BE

Publikuar tek: politike, më 11:36 15-10-2019 NEGOCIATAT/ Ministri i Jashtëm rumun: Duhet të japim lajmin e mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndryshe rrezikohet kredibiliteti i BE George Ciamba, ministri i Jashtëm rumun

Ministri i Jashtëm rumun George Ciamba ka deklaruar para nisjes së mbledhjes së ministrave të Jashtëm Europianë në Luksemburg se sot është një ditë e rëndësishme për kredibilitetin e BE.

Ai tha se duhet një lajm i mirë për hapjen e negociatave. Sipas tij nëse kjo nuk zgjidhet, kredibiliteti i zgjerimit do të vihet në dyshim. 

"Është një ditë e rëndësishme për kredibilitetin e Bashkimit Europian. Sinqerisht, ne duhet të japim një lajm të mirë për hapjen e negociatave. Nëse kjo nuk zgjidhet, kredibiliteti i zgjerimit do të vihet në dyshim. Ne si presidencë e shkuar e Bashkimit Europian e kemi përgatitur këtë dosje, për të pasur një konkluzion pozitiv për hapjen e negociatave shpejt me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne vendosëm shinat, por në fund do  jetë një vendim politik", u shpreh George Ciamba.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033653974533081
array(1) { ["section"]=> string(148) "negociatat-ministri-i-jashtem-rumun-duhet-te-japim-lajmin-e-mire-per-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut-ndryshe-rrezikohet-kredibiliteti-i-be-182129" }