Negociatat për Brexit, Tusk: Do të propozoj shtyrjen e marrëveshjes

Publikuar tek: aktualitet, më 22:17 22-10-2019 Negociatat për Brexit, Tusk: Do të propozoj shtyrjen e marrëveshjes Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka deklaruar se do t’i rekomandojë Bashkimit Europian një kërkesë për shtyrjen e afatit të Brexit.

Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, Tusk ka shkruar se do t’i propozojë një procedurë me shkrim Bashkimit Europian ku do t’i kërkojë shtyrjen e afatit të marrëveshjes së Brexit midis Britanisë së Madhe dhe BE.

Postimi i plotë:

‘Pas vendimit të kryeministrit Boris Johnson për të ndaluar procesin e ratifikimit të Marrëveshjes së Tërheqjes, dhe për të shmangur një marrëveshje pa marrëveshje të Brexit, unë do t'i rekomandoj Bashkimit Evropian të pranojë kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar për një shtyrje. Për këtë unë do të propozoj një procedurë me shkrim’, shkruan Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026686906814575
array(1) { ["section"]=> string(72) "negociatat-per-brexit-tusk-do-te-propozoj-shtyrjen-e-marreveshjes-183113" }