Negociatat për në BE, Vlahutin: Shqipëria ka mundësi të artë, por ja çfarë nuk bëjmë dot për shqiptarët

Publikuar tek: politike, më 17:57 12-02-2018 Negociatat për në BE, Vlahutin: Shqipëria ka mundësi të artë, por ja çfarë nuk bëjmë dot për shqiptarët

Momentalisht është duke u mbajtur takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit për negociatat BE-Shqipëri. 

Kryetarja e Delegacionit të BE në Shqipëri, Romana Vlahutin është shprehur optimiste për çeljen e negociatave të Shqipërisë për në BE, dhe theksoi se Shqipëria ka një mundësi të artë për të hyrë në bisedime.

Por sipas Vlahutin ka diçka që nuk mund të bëjë BE për Shqipërinë, por që duhet ta bëjnë vetë shqiptarët: “Të bëheni një dhe të bëni një aleancë të fortë kundër gjithë padrejtësive dhe krimeve”- u shpreh Vlahutin.

Sakaq, ka përgëzuar reformën në drejtësi, duke theksuar se ndërkombëtarët janë të kënaqur që po shohin rezultate konkrete nga kjo reformë.

Më shumë nga fjala e Vlahutin:

Ky vend duhet të bëjë përpjekje, të ketë ritme të qëndrueshme nëpërmjet reformave. Për sa i përket rezultateve të procesit, duhet të presim raportin përfundimtar. Shqipëria ka bërë punë të jashtëzakonshme me reformën në drejtësi. Ne kemi parë rezultate të shkëlqyera dhe do vazhdojmë të kërkojmë rezultate.

Shqipëria është treguar e zgjuar dhe strategjike, duke i paraprirë reformave. Hapja e diskutimeve për pranim nuk është dhuratë, është përshpejtim përpjekjesh. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011477947235107
array(1) { ["section"]=> string(107) "negociatat-per-ne-be-vlahutin-shqiperia-ka-mundesi-te-arte-por-ja-cfare-nuk-bejme-dot-per-shqiptaret-110026" }