Negociatat: Përfundon mbledhja e Ambasadorëve të BE, çfarë u vendos

Publikuar tek: aktualitet, më 17:56 14-10-2019 Negociatat: Përfundon mbledhja e Ambasadorëve të BE, çfarë u vendos Foto ilustruese

Ka përfunduar pak çaste më parë mbledhja e ambasadorëve të përhershëm të Bashkimit Europian ku është diskutuar për fatin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Raportohet se mbledhja e ambasadorëe nuk ka qenë produktive dhe ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë bërë disa herë përpjekje të njëpasnjëshme për të arritur një kompromis përpara mbledhjes së ministrave të Jashtëm ditën e nesërme në Luksemburg, më 15 terot 2019.

Duket se edhe kjo përpjekje ka dështuar pasi shtete si Holanda, Franca, Danimarka dhe Greqia vijojnë të mbeten të lëkundura në qëndrimin e tyre për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026034116744995
array(1) { ["section"]=> string(72) "negociatat-perfundon-mbledhja-e-ambasadoreve-te-be-cfare-u-vendos-182037" }