NEGOCIATAT/ Rama mesazh me VIDEO: CILIDO të jetë vendimi i BE, në datën 19 tetor dielli do të lindë serish për ne dhe punën tonë

Publikuar tek: politike, më 12:40 15-10-2019 NEGOCIATAT/ Rama mesazh me VIDEO: CILIDO të jetë vendimi i BE, në datën 19 tetor dielli do të lindë serish për ne dhe punën tonë

Teksa ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së janë mbledhur sot në Luksemburg dhe do të diskutojnë mes të tjerash çështjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministri Rama dhe mesazhin e tij.

Përmes një komunimi në faqen e tij në Facebook, Rama u shpreh se ende nuk është thënë fjala e fundit, ndërsa theksoi se shumë vende janë 'pro'.

Ndërkohë, kreu i qeverisë, teksa renditi edhe njëherë se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, nënvizoi se cilido që të jetë vendimi përfundimtar, Shqipëria do të vijojë përpjekjen për anëtarësim'.

"Cilido qoftë ai përfundmim, në datën 19 tetor dielli do të lindë serish për ne dhe punën tonë , dita do të jetë vazhimi i natyrshëm i kësaj përpjekje drejt Europës që duam për fëmijët tanë, jo për Brukselin, Parisin dhe BE, por për shqiptarët dhe gjeneratat e tjera", tha Rama.

Më shumë nga fjala e Ramës:

Gjermania e cila sot udhëheq 'Po' ka zgjedhur një pozicion të ndryshëm. Ajo a e ka lidhur 'Po' me disa kushte. Franca dhe ato 2-3 vende nuk kanë dalë ende në një pozion përfundimtar. Presidenti i Francës ka kërkuar një reformim të thellë të unionit. Macron nuk është i gatshëm. Por ka shumë rëndësi të kuptohet që kjo nuk është një qasje kundër Shqipërisë. Asgjë nuk mund të përjashtohet deri në minutën e fundit dhe askush nuk mund ta harrojë sa cështje të nxehta ka, që nga Brexit. Fjala e fundit nuk është dhënë ende. E dinë të gjithë se në atë këshill vendimet merren me konsensus. Unë nuk e se si do të përfunodjë kjo Odise..

E para përtej tërë spekulimeve dhe broçkullave, vendimarrja e 18 tetorit nuk ka asnjë lidhje me çfarë kemi bërë ne. Situata e tyre do të ishte po njësoj.

Vendimarja ka lidhje thelbësore se çfarë duan të bëjnë ata mes veti, të dakordësohen me faktin se cildo qoftë refoma e BE nuk duhet të pengojë Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut.

Ne kemi arritur të bëjmë më shumë se detyrat e shtëpisë. Me forcat e diplomacisë dhe marrëdhënieve të forta në Berlin ia kemi dalë të kapërcejmë pengesën e lartë që u ngrit në Bundestag. Falë komunikimit edhe me faktorë të rëndësishëm me CDU/CSU Bundestagu i tha Po Shqipërisë.

Cilido qoftë ai përfundmim, në datën 19 tetor dielli do të lindë serish për ne dhe punën tonë, dita do të jetë vazhimi i natyrshëm i kësaj përpjekje drejt Europës që duam për fëmijët tanë, jo për Brukselin, Parisin dhe BE, por për shqiptarët dhe gjeneratat e tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025727987289429
array(1) { ["section"]=> string(132) "negociatat-rama-mesazh-me-video-cilido-te-jete-vendimi-i-be-ne-daten-19-tetor-dielli-do-te-linde-serish-per-ne-dhe-punen-tone-182145" }