NEGOCIATAT/ Rama video-mesazh nga makina: Po nisem drejt Brukselit! Nuk jam as optimist dhe as pesimist

Publikuar tek: politike, më 12:16 16-10-2019 NEGOCIATAT/ Rama video-mesazh nga makina: Po nisem drejt Brukselit! Nuk jam as optimist dhe as pesimist

Nga makina e tij, teksa u nis këtë mëngjes drejt Brukselit, kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër mesazh.

Rama bën me dije se po niset drejt Brukselit për të takuar kryeministrat e vendeve të BE. Ndërkohë, shprehet se kancelarja Merkel dhe presidenti Macron do të takohen sot, teksa ndajnë qendrime të ndryshme për çështjen e negociatave të Shqipërisë.

Rama thekson se nuk është as optimist dhe as pesimist, por sipas tij po bëhet e pamundura për të marrë një 'Po' të merituar.

"Sot kancelarja gjermane dhe presideti i Francës do të takohen. Një nga temat do të jetë edhe vendimarrja e KE pasnesër ku do të mbahet vendimi përfundiar. Kancelarja dhe Gjermania po përpiqen për një 'Po' për të dyja vendet. Ndërsa qendrimi i Francës nuk përkon me atë të Gjermanisë dhe shumices së vendeve anëtare.

Nuk jam as optimist dhe as pesimist. Por po bëhet maksimumi për të marrë 'Po' e meritur. Tani po nisem për Bruksel me kryeministr Zaev për të takuar kryeministrat e BE. Do të komunikojmë shpejt përsëri", tha Rama.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027082920074463
array(1) { ["section"]=> string(107) "negociatat-rama-video-mesazh-nga-makina-po-nisem-drejt-brukselit-nuk-jam-as-optimist-dhe-as-pesimist-182296" }