Negociatat/ Reagon PDIU: Sot jemi më të mundur se kurrë, prej nesh po penalizohet edhe Maqedonia e Veriut

Publikuar tek: aktualitet, më 18:36 18-06-2019 Negociatat/ Reagon PDIU: Sot jemi më të mundur se kurrë, prej nesh po penalizohet edhe Maqedonia e Veriut

Sekretarja e Përgjitshme e PDIU Mesila Doda ka reaguar pas shtyrjes së negociatave në tetor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një statusi në ‘Facebook’,  Doda shprehet se situata bëhet më e rëndë kur prej nesh po penalizohet edhe Maqedonia e Veriut.

Sipas Dodës, në këtë kohë po rrezikohet seriozisht edhe lëvizja e lirë në hapësirën Schengen.

Doda shton se sot jemi më të mundur se kurrë  dhe se qeveria e ramës është më e rrezikshme se eshtrat e kuqe të pasluftës.

Statusi i plotë:

Per here te peste Shqiperia nuk hap dot negociatat me BE. Qysh nga marrja e statusit ne vitin 2014 Shqiperia nuk kryen dot hapin e rradhes. Pas njemije genjeshtrave e justifikimeve se statusi u mor qysh vitin e kaluar, sot jemi ne te njejten pike. Situata behet edhe me e rende kur duket se prej nesh po penalizohet edhe Maqedonia e Veriut. Krimi dhe korrupsioni jane perseri pengesat e Shqiperise ne rrugen evropiane. Tamam ne kete kohe po rrezikohet seriozisht edhe levizja e lire ne hapesiren Schengen. Nuk ka bilanc me te zi se kaq... nderkohe shohim ende nje turme vetmitare “rilindasish” qe shkojne qytet me qytet e shohin filxhanin e bejne qyfyre ne nje vend qe ka kohe qe i ka lene vetem. Sot jeni me te mundur se kurre, me ilegjitim se asnjehere e i keni bere dem partise tuaj, politikes shqiptare e gjithe nje vendi pasi e keni damkosur me vulen e nje vendi ku krimi eshte padron, ku vidhet e ku mafia ka zevendesuar shtetin. Bilanci juaj eshte me shume se negativ, me i rende se nje lufte... eshte lufta per normalitet dhe ajo e nje babezie qe nuk ka fund. Zoti e ruajte Shqiperine dhe shqiptaret nga kjo lloj rrace, jeni me te rrezikshem se setrat e kuqe te pasluftes.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018988847732544
array(1) { ["section"]=> string(109) "negociatat-reagon-pdiu-sot-jemi-me-te-mundur-se-kurre-prej-nesh-po-penalizohet-edhe-maqedonia-e-veriut-168749" }