Negociatat/ Ruçi prononcim nga Haga: Në Holandë gjetëm mirëkuptim, rezoluta për vizat nuk do zbatohet

Publikuar tek: politike, më 10:08 22-05-2019 Negociatat/ Ruçi prononcim nga Haga: Në Holandë gjetëm mirëkuptim, rezoluta për vizat nuk do zbatohet

Kreu i Kuvdenit Gramoz Ruçi në kuadër të vizitës së tij jashtë vendit, ka dhënë një pronocim për mediat nga Haga.

Ruçi ka folur lidhur me përshtypjet për takimet e zhvilluara në Holandë për të marrë 'dritën jeshile' për hapjen e negociatave. Kryeparlamentari u shpreh se pavarësisht skepticizmit në Holandë gjetën mirëkuptim të plotë.

“Kuvendi Shqipërisë në kuadër të objektivit strategjik për hapjen e negociatave ka muaj qe ka nisur tur vizitash në vende të shumta  e të rëndësishme të BE, në Gjermani, Itali sot në Hollandë. Kemi pasur takime në France, vende të Ballkanit, anëtare të BE. Do kemi takime në Çeki. Sot jemi në Hollandë, ku paraqitem në Parlamentin Hollandez arritjet e Shqipëisë në  kuadër të pesë prioriteteve. Nga kontaktet ne fitojmë duke sqaruar mbi skepticizim apo paqartesitë mbi arritjet tona. Pavarësisht nga jehona mediatike për skepticizmin e Hollandës gjetëm mirëkuptim të plotë, deklaruan se po presin përfundimin e zgjedhjeve europiane, rekomandimin e KE dhe ne fund do shprehen lidhur me vendimin e Hollandës për negociatat.Sa i takon rezolutës së parlamentit holandez për vizat, një nga deputetët hollandez që votoi rezolutën, tha se nuk do zbatohet.", tha Ruçi.

Ruç po ashtu është ndaluar në situatën politike në Shqipëri, teksa tha se vendi e ka një opozita parlamentare, dhe se i vetmi vend për të lëvizur këtë mazhorancë, janë mocionet e besimit, mosbesimit dhe zgjedhjet.

“Shqipëria ka një opozitë parlamentare. Zonja Hajdari, në takimet këtu në Hollandë, deputetë dhe miq të Hollandës, paraqiti mendimet e saj opozitare, objektive dhe realiste, dhe shprehu se hapja e negociatave është interes kombëtar. Takimet kane qenë  të hapura dhe nuk jam pyetur asnjëherë për opozitën jashtëparlamentare, pasi braktisja e institucioneve dhe parlamentit është e pakuptueshme. Shqipëria ka një parlament dhe një mazhorancë dhe i vetmi mekanizëm për të lëvizur këtë mazhorancë, janë mocionet e besimit, mosbesimit dhe zgjedhjet.  Nuk jam ndjerë asnjëherë i rrezikuar nga protestat e opozitës.” 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018080949783325
array(1) { ["section"]=> string(105) "negociatat-ruci-prononcim-nga-haga-ne-holande-gjetem-mirekuptim-rezoluta-per-vizat-nuk-do-zbatohet-165236" }