Negociatat/ Ruçi: Qëndrimet konfuze të BE dëmtojnë edhe NATO-n, kemi kapacitete të ulëta mbrojtjeje nga ndikimet e huaja

Publikuar tek: politike, më 08:25 18-11-2019 Negociatat/ Ruçi: Qëndrimet konfuze të BE dëmtojnë edhe NATO-n, kemi kapacitete të ulëta mbrojtjeje nga ndikimet e huaja Gramoz Ruçi

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi në takimin “Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë”, dha edhe njëherë qëndrimin e tij lidhur me mos-hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ruçi deklaroi se qëndrimet konfuze të BE dëmtojnë edhe NATO-n dhe rrezikojnë sigurinë pasi theksoi se Ballkani Perëndimor ka kapacitete të ulëta për t’u mbrojtur nga ndikimet ruse.

“Burokracia e BE nuk na hapi negociatat. Kjo dëmton jo vetëm vendet e rajonit, por vetë sigurinë në BE. NATO dëmtohet nga këto qëndrime konfuze të BE-së. Jemi në kryqëzimin e ndikimeve të huaja, por jo të gjitha vendet në Ballkan kanë perspektivën perëndimore si Shqipëria. Shpesh Shqipëria dhe Kosova përmenden edhe për shumicën e popullsisë myslimane. Më shumë sesa nga islami, rajoni përflitet për ndikimin e Rusisë. Nuk mendoj se refuzimi i KE për hapjen e negociatave do pasohet direkt nga rritja e influencës ruse dhe kineze. Por duhet të pranojmë se jo të gjitha vendet e rajonit kanë të njëjtin vizion Perëndimor si Shqipëria. Disa nga fqinjët tanë janë më pak të imunizuar nga influencat jo perëndimore dhe kjo bën rajonin tonë më të dobët dhe më të thyeshëm ndaj tyre”, tha ndër të tjera kryeparlamentari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0921950340271
array(1) { ["section"]=> string(124) "negociatat-ruci-qendrimet-konfuze-te-be-demtojne-edhe-nato-n-kemi-kapacitete-te-uleta-mbrojtjeje-nga-ndikimet-e-huaja-186262" }