'Negociatat', Soreca: Ligji për median, një çështje e rëndësishme për BE-në

Publikuar tek: aktualitet, më 17:48 26-03-2020 'Negociatat', Soreca: Ligji për median, një çështje e rëndësishme për BE-në Luiggi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luiggi Soreca, në një komunikim për mediat ka komentuar hapjen e negociatave dhe kushtet që duhet të plotësojë vendi ynë.

Soreca tha se fokusi duhet të jetë lufta kundër krimit të organizuar në bashkëpunim edhe me vendet e tjera, ndërsa thekson se edhe ligji për median është një çështje shumë e rëndësishme për BE-në.

"Puna duhet të vazhdojë për të gjitha gjërat që janë përmendur në dokumentin e këshillit. Duhet bërë punë për ndyshimin e ligjit për median. Kjo është një çështje e rëndësishme për BE-në. Puna duhet të vazhdojë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pakicat kombëtare etj. Këto kërkesa duhet të përmbushen para se të ulemi në konferencën ndërqeveritare”, tha Soreca.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086550712585449
array(1) { ["section"]=> string(77) "negociatat-soreca-ligji-per-median-nje-ceshtje-e-rendesishme-per-be-ne-200184" }