Negociatat VV-LDK, politologu Danaj: Kurti nuk lëshon, Kosova do të ketë zgjedhje të tjera të parakohshme

Publikuar tek: aktualitet, më 22:57 18-11-2019 Negociatat VV-LDK, politologu Danaj: Kurti nuk lëshon, Kosova do të ketë zgjedhje të tjera të parakohshme Politologu Koço Danaj

Politologu i njohur Koço Danaj, ka deklaruar se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk ka për të lëshuar pe dhe se nëse nuk arrihet të bëhet një shumicë qeverisëse cilësore, atëherë Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme.

'Unë mendoj se do ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë sepse Albin Kurti nuk lëshon. Dikush këtë e quan si nxitim të Albin Kurtit. Unë e quaj vendosmëri. Unë dua partnerë tamam dhe këtu ka të drejtë Albin Kurti. Nëse Grenel dhe Palmer do të jenë seriozë, vërtetë këto marrëveshje bien poshtë të gjitha. Keni dëgjuar ndonjëherë të kërkojnë falje serbët. Dini ndonjë serb që ka kërkuar falje. Ju e dini shumë mirë që u bë një gjyqi Nurembergut. Në Hagë u dërguan më shumë shqiptarë’, ka thënë politologu Danaj.

Danaj gjithashtu theksoi se Tirana zyrtare duhet të krijojë edhe një zyrë strategjike për çështjet kombëtare mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026853084564209
array(1) { ["section"]=> string(109) "negociatat-vv-ldk-politologu-danaj-kurti-nuk-leshon-kosova-do-te-kete-zgjedhje-te-tjera-te-parakohshme-186381" }