Negociatat, ZBARDHET DRAFTI paraprak i KE: ‘PO’ me kushtet e Gjermanisë, reforma në drejtësi dhe zgjedhore në fokus

Publikuar tek: aktualitet, më 18:29 13-10-2019 Negociatat, ZBARDHET DRAFTI paraprak i KE: ‘PO’ me kushtet e Gjermanisë, reforma në drejtësi dhe zgjedhore në fokus Keshilli Europian

Këshilli Europian ka publikuar draft-konkluzionet e Këshillit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në draft-konkluzionet bëhet me dije se Këshilli Europian do të propozojë hapjen me kushte të negociatave me Shqipërinë.

Kushtet e vendosura në draftin paraprak ngjasojnë me ato të Bundestagut, pasi lidhen me reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi. Në tërësi kushtet kryesore përmblidhen në draftin paraprak me 7 pika.

Përpos kushteve ndërkohë Këshilli Europian ka inkurajuar klasën politike të zgjidhë ngërçin politik.

‘Partitë e opozitës duhet të rindërtojnë në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në axhendën e reformës në BE dhe të dialogojnë për të kapërcyer polarizimin politik.

Këshilli Europian vendos të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë. Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të progresit të bërë, Shqipëria duhet të sigurojë:

Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Nisjen e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyshuar për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve nga procesi i vetting-ut.

Hetim rasteve dhe akuzave për krim elektoral.

Ngritja dhe funksionimi i SPAK.

Rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë.

Të miratojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.

Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019’, shkruhet ndër të tjera në draftin paraprak të Këshillit Europian.

Ndërkohë kujtojmë se kancelarja Merkel ka takuar presidentin francez Macron ditën e sotme në përpjekje për ta bindur në dhënien e ‘PO’-së së Francës në hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi Macron ka folur për nevojën e rishikimit të metodologjisë së zgjerimit të BE-së.

Macron ndër të tjera raportohet se ka këmbëngulur që në vitin 2020 të vendoset për dy vendet aspirante, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave për anëtarësim.

Ky takim ka ndodhur vetëm dy ditë përpara takimit të ambasadorëve të vendeve të BE-së ditën e hënë si dhe përpara takimit në Luksemburg të ministrave të Jashtëm të Unionit një ditë më pas, takime këto të cilat i paraprijnë atij të 17-18 tetorit kur do të merret vendimi final.

alban.jpg

newss.jpg

eurooo.jpg

Pjesë nga dokumenti marrë nga Euronews Albania 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023223876953125
array(1) { ["section"]=> string(117) "negociatat-zbardhet-drafti-paraprak-i-ke-po-me-kushtet-e-gjermanise-reforma-ne-drejtesi-dhe-zgjedhore-ne-fokus-181907" }