NEGOCIATORI I DETIT, Artur Meçollari ish-spiun? Reagon zv.ministri i Mbrojtjes: TRILLIM! Pse u shkarkua brenda 24 orëve

Publikuar tek: politike, më 14:53 26-02-2018 NEGOCIATORI I DETIT, Artur Meçollari ish-spiun? Reagon zv.ministri i Mbrojtjes: TRILLIM! Pse u shkarkua brenda 24 orëve

Reagon zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi pas akuzave nga ish-kryeministri Sali Berisha në drejtim të Artur Meçollarit të cilin e cilësoi një ish-spiun.

Sipas Koçit, Meçollari ka qenë një ndër kundërshtarët e marrëveshjes së 2009-ëssë Bashës me homologen Bakojanis. Sakaq, zv.ministri zbulon edhe arsyen se pse Meçollari u shkarkua nga pozicioni i Komandantit të Forcës Detare.

“Artur Meçollari është një nga ata ushtarakë që luftoi fort kundër marrëveshjes anikushtetuese të detit me Greqinë.

U shkarkua si Komandant në detyre i Forcës Detare vetëm 24 ore pasi bllokoi kalimin e Bazës së Bisht Pallës në duart e Fazllicit dhe bashkëpunetorëve të tij në klanin Berisha.

Fitoi gjyqet me zyrtarët e korruptuar të Saliut dhe kontribuon me dinjitet në FA. Loja me spiunë është hakmarrje politike e avokatëve të çështjes se detit.

PD po përpiqet me cdo mjet të ndalojë një marrëveshje të re për detin me Greqinë. Sepse kjo do të vërtetonte përfundimisht shitjen e interesave kombëtare kur ajo firmosi marrëveshjen e mëparshme”, thotë në reagimin e tij zv.ministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012033939361572
array(1) { ["section"]=> string(122) "negociatori-i-detit-artur-mecollari-ish-spiun-reagon-zv-ministri-i-mbrojtjes-trillim-pse-u-shkarkua-brenda-24-oreve-111522" }