Negocioi marrëveshjen me Serbinë, Kosova nderon me medalje të lartë Donald Trump

Publikuar tek: rajon, më 09:40 18-09-2020 Negocioi marrëveshjen me Serbinë, Kosova nderon me medalje të lartë Donald Trump Foto nga takimi ku u nenshkrua marreveshja

Presidenti Donald Trump do të nderohet me medalje nga Kosova, pasi ai kishte rolin kryesor në arritjen e firmosjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas Reuters, përmes një letre, e ka informuar Trumpin se atij do t’i ndahet Urdhri i Lirisë.

Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike i ka hapur rrugën nomionimit të dy vendeve bashkë me SHBA-të, për nominimin për Çmimin Nobel.

Vetëm disa javë pasi ndihmoi edhe në marrëveshje për paqen midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, Trump është nominuar për  çmimi Nobel për Paqe në 2021. 

Nominimi erdhi nga anëtari i Parlamentit Norvegjez, Christian Tybring-Gjedde, i cili e përgëzoi Trumpin për përpjekjen e tij drejt zgjedhjes së konflikteve të zgjatura në të gjithë botën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012669086456299
array(1) { ["section"]=> string(86) "negocioi-marreveshjen-me-serbine-kosova-nderon-me-medalje-te-larte-donald-trump-220795" }