Nën “ethet” e zgjedhjeve, deputeti i Ramës lutje dhe qirinj në tempullin e shenjtë (FOTOT)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:42 08-05-2017 Nën “ethet” e zgjedhjeve, deputeti i Ramës lutje dhe qirinj në tempullin e shenjtë (FOTOT)

“Ethet” e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare sa vijnë e shtohen.

Për kandidatët për deputetë duket se janë edhe më forta këto emocione, sidomos në këtë situatë ngërçi politik që ka përfshirë vendin prej javësh.

Në këto kushte, ka edhe nga ata kandidatë që shpresojnë dhe luten pranë vendeve të shenjta, në garën që pritet të mbahet në 18 qershor. I tillë është deputeti Fidel Ylli, i cili nga Berati tashmë kandidon i treti në listën e Durrësit.

“Një qiri dhe një lutje te kryegjyshata botërore e Bektashinjve, te vendi i shenjtë te varri i udhëheqësit tim shpirtëror Dede Ahmet Bratari. Ju ndimoftë të gjithë besimtarëve bektashinj dhe jo vetëm. Ju uroj një javë të paqtë!”, shkruan deputeti i Partisë Socialiste, i cili ka treguar shpesh herë se është një besimtar i devotshëm i fesë bektashiane dhe se respekton vazhdimisht objektet e kultit.

Ai shfaqet duke ndezur qirinj dhe duke u lutur pranë varrit të udhëheqësit shpirtëror Dede Ahmet Bratari, siç duket edhe nga këto foto të postuara prej deputetit në facebook. 

18300973_10155312774687888_3182247969013823067_n.jpg

 

18301379_10155312774497888_3821978995769384010_n.jpg

 

 

18275112_10155312774342888_915569516102639564_n.jpg

 

18301613_10155312774937888_852690694749087650_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031219959259033
array(1) { ["section"]=> string(91) "nen-ethet-e-zgjedhjeve-deputeti-i-rames-lutje-dhe-qirinj-ne-tempullin-e-shenjte-fotot-77875" }