Nën hetim 23 persona në Kadastrën e Vlorës, dorëhiqet nëndrejtori

Publikuar tek: aktualitet, më 12:14 11-09-2019 Nën hetim 23 persona në Kadastrën e Vlorës, dorëhiqet nëndrejtori

Dorëhiqet nëndrejtori tjetër i Kadastës në Vlorë, Ardian Musta.

Ky i fundit ka deklaruar se po dorëhiqet për arsye personale. Më herët është shkarkuar Drejtori Florian Alimadhi dhe nëndrejtori Klodian Troci si edhe një numër ende i pakonfirmuar specialistësh.

Sakaq, Krimi Ekonomik ka vënë nën hetim 23 persona në Kadastrën e Vlorës, të akuzuar për tjetërsim të pronës.

Nga ana tjetër, Drejtori i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame deklaroi para mediave hapjen e konkursit për punësimin e 74 specialistëve në të gjithë vendin. Ai refuzoi haptazi nepotizmin duke iu drejtuar dhe të afërmve të mos kërkojnë të gjejnë vend pune në zyrat e Kadastrës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069570541381836
array(1) { ["section"]=> string(71) "nen-hetim-23-persona-ne-kadastren-e-vlores-dorehiqet-nendrejtori-178057" }