Nën hetim dy zyrtarët e lartë të Policisë, Berisha: Taulant Balla merr 50% të fitimit

Publikuar tek: politike, më 18:32 06-11-2019 Nën hetim dy zyrtarët e lartë të Policisë, Berisha: Taulant Balla merr 50% të fitimit Shefi i Komiariatit në Librazhd Bedri Hasanaj, shefi i krimeve Armand Koni

Ish-kryeministri Sali Berisha hedh akuza të rënda në drejtim të deputetit Taulant Balla, për të cilin thotë se po ndërhyn për lirimin e shefit të komisariatit në Librazhd dhe shefit të krimeve, nën hetim nga SHÇBA për lejim të kultivimit të kanabisit.

Shefi i Komiariatit në Librazhd Bedri Hasanaj, shefi i krimeve Armand Koni dhe shumë drejtues të njëjtit komisariat janë nën hetim për lejimin e mbjelljes së 3 mijë rrënjëve kanabis në Ostren.

Berisha akuzon Ballën si të lidhur me këta zyrtarë dhe përfitues direkt të të ardhurave nga kanabisi.

Reagimi i plotë i Berishës:

Taulant Bego Yaris akuzohet per plantacione te medha te veta Kanabisi ne Ostren!

Ai i ben presion te forte prokurorise se Elbasanit per mbylljen e dosjeve te droges!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje zoti Berisha !

Une qe po ju shkruaj jam oficeri i policise gjygjesore te rrethit gjygjesor Elbasan . Sic eshte thene dhe ne media jane kapur nga sherbimet sekrete te ShCBA shefi i Komisariatit te Librazhdit Bedri Hasanaj shefi i krimeve Armand Koni dhe shume individe te tjere me funksione te larta prane komisariatit te Librazhdit per lejim te mbjelljes se kanabisit ne Ostren te Librazhdit. Dosja e tyre eshte depozituar nga ShÇBA ketu prane prokurorise se rrethit gjygjesor Elbasan dhe hetimet vazhdojne . Dua tju them qe ketu po behet nje presion i jashtezakonshem ne menyre qe hetimet te nderpriten dhe drejtuesit e komisariatit te lirohen sa me shpejt me arsyen mungese provash , kjo e bere me nderhyrje politike nga debuteti i qarkut te Elbasanit Taulant Balla i cili flitet se kaa te vetet 50% te fitimit. Zoti Berisha jua dergova kete mesazh ne menyre qe te behet publike pasi prokuroria e Elbasanit eshte nen presion te vazhdueshem nga segmentet poltike dhe kriminale te Elbasanit ! Ju faleminderit dhe ju lutem anonim sepse ndihemi te rrezikuar ne detyren tone ...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075318813323975
array(1) { ["section"]=> string(89) "nen-hetim-dy-zyrtaret-e-larte-te-policise-berisha-taulant-balla-merr-50-te-fitimit-184935" }