Nën kërcënimet e SHBA-ve, Maduro nxjerr në shitje 29 ton ar

Publikuar tek: bota, më 07:37 02-02-2019 Nën kërcënimet e SHBA-ve, Maduro nxjerr në shitje 29 ton ar

Venezuela do të shesë 15 ton ar në Emiratet e Bashkuara Arabe në këmbim të euros, që vendi të përmbushë nevojat bazë.

Në total, Nicolas Maduro ka në plan të shesë në total 29 ton ar të Venezuelës me vlerë rreth 1.2 miliardë dollarë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe deri në muajin shkurt. Me këto para’ ai do të blejë mallra bazë për të përkrahur qeverinë e tij të shkatërruar.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Bolton ka paralajmëruar vendet që të mos bëjnë tregti me arin venezuelian pasi administrata Trump tashmë njeh Juan Gauido, kundërshtarin politik të Maduro, si sundimtarin legjitim të Venezuelës. Në të kundërt, SHBA ka paralajmëruar se vendet që transportojnë arin venezuelian do t’i nënshtrohen sanksioneve të SHBA.

Maduro ka shitur tre ton ar deri më tani dhe vitin e kaluar ai ka eksportuar rreth 900 milionë dollarë ar në Turqi. Rezervat e arit përdoren për të mbështetur monedhën e Venezuelës, bolivarin, që është goditur nga hiperinflacioni deri në 2 milionë dollarë në vitet e fundit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013343095779419
array(1) { ["section"]=> string(65) "nen-kercenimet-e-shba-ve-maduro-nxjerr-ne-shitje-29-ton-ar-151252" }