Nën lëkurën e një emigranti: Ministri norvegjez zhytet në ujërat e Lesbos (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 11:44 22-04-2016

Që të kuptosh vërtet dikë duhet të vihesh në pozicionin e tij. Këtë ka bërë edhe ministri norvegjez i cili është zhytur në ujërat e Lesbos për të hyrë kështu “nën lëkurën” e një emigranti.

Ai kishte veshur një kostum zhytjeje portokalli  me të cilin ka notuar në shenjë solidariteti ndaj emigrantëve.

Ministri Sylvi Listhauh, 38 vjeç, u përgëzua nga përdoruesit e rrjeteve sociale për solidaritetin e tij përballë brigjeve të ishullit grek që prodhon skena të vazhdueshme masakre.

“Donte të kuptonte më mirë kushtet e refugjatëve”, tha shoqëruesi i ministrit.

“Herën tjetër mbylli sytë për t’u futur në lëkurën e një të verbëri”, ironizoi dikush në web.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018651962280273
array(1) { ["section"]=> string(84) "nen-lekuren-e-nje-emigranti-ministri-norvegjez-zhytet-ne-ujerat-e-lesbos-video-38349" }