Nën moton 'Sill një libër merr një tjetër', hapet mini-biblioteka e parë në Prishtinë

Publikuar tek: kulture-art, më 18:03 05-11-2019 Nën moton 'Sill një libër merr një tjetër', hapet mini-biblioteka e parë në Prishtinë

Sot është hapur mini-biblioteka e parë në parkun e vjetër, në lagjen 'Dardania' të Prishtinës, e cila u mundësua nga ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, Libraria 'Dukagjini' dhe FIQ.

Mini-biblioteka me moton 'Sill një libër merr një tjetër'  do të jetë e disponueshme 24 orë në 7 ditë të javës dhe do të jetë nën kujdesin e banorëve të lagjes.

100 libra do jenë në dispozicion të banorëve të lagjes dhe të të gjithë të interesuarve për shkëmbim të librave apo huazim të librit përgjatë qëndrimit në lagje.

Drejtori i organizatës ETEA, Agon Ahmeti ka deklaruar se projektin e kanë patur në mendje që 2-3 vite më parë.

Tashmë ai shpreson që së shpejti edhe lagjet të tjera të Prishtinës do të bëhen me mini-biblioteka të tilla.

'Projektin e kemi patur në mendje që 2-3 vite më parë, por normalisht është dashur edhe bashkëpunimi i partnerëve të tjerë, qoftë organizata implementuese, qoftë si donator që në këtë rast kemi bashkëpunuar me forumin për iniciativa qytetare, burim financiar prej zyrës për Bashkim Evropian, ndërsa në partneritet kemi qenë me librarinë ‘Dukagjini’ dhe me Kuvendin e të Rinjve të Prishtinës. Këtë punë kemi filluar në muajin gusht, ku kemi zhvilluar një fushatë nëpër lagjet përfituese dhe fillimisht kemi kërkuar bashkëpunim nga qytetarët e lagjeve, qoftë me ndarjen e ndonjë libri për mini-biblioteka, apo edhe në kontribute financiare', ka deklaruar Ahmeti.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02449893951416
array(1) { ["section"]=> string(89) "nen-moton-sill-nje-liber-merr-nje-tjeter-hapet-mini-biblioteka-e-pare-ne-prishtine-184810" }