Nëna 49 vjeçare detyron pilotin të bëjë ulje emergjente, përleshet me stjuardesat dhe tenton te hapë derën në ajër, arsyeja do ju habisë

Publikuar tek: bota, më 18:15 02-09-2019 Nëna 49 vjeçare detyron pilotin të bëjë ulje emergjente, përleshet me stjuardesat dhe tenton te hapë derën në ajër, arsyeja do ju habisë Gruaja e dehur teksa debaton me bashkeshortin e saj

Një nënë 49 vjeçare është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka detyruar pilotin e avionit EasyJet të bënte ulje emergjente në Southend, në Angli.

Gruaja u acarua pasi aksidentalisht rrëzoi verën që kishte marrë me vete. Për shkak se vera nuk lejohet në avion, 49 vjeçarja, e cila pretendonte se kishte dhe një fëmijë 12 vjeç, kishte modifikuar një shishe Fanta dhe e kishte mbushur atë me verë, raporton newsbomb.al.

Pasagjerët që kanë udhëtuar me EasyJet mbrëmjen e së mërkurës janë tmerruar kur kanë parë gruan e dehur që përleshej me stjuardesat dhe bashkëshortin e saj, ndërsa nuk ka kursyer as të sharat. Sipas dëshimtarëve që kanë folur për The Sun, nëna e dehur është ‘kapur’ fillimisht me bashkëshortin e saj dhe më pas me ekuipazhin e avionit derisa në një moment ka tentuar të hapë derën në fluturim, raporton newsbomb.al.

Sapo avioni është ulur në Essex, 49 vjeçarja është arrestuar nga policia, ndërsa u është lutur që të mos e arrestonin pasi do t’I shkatërrohej karriera. Vetë policia ka thënë se me të marrë informacion se një grua kishte sulmuar ekuipazhin e avionit EasyJet, ka shkuar në aeroport dhe kur avioni është ulur në pistë ka arrestuar nënën e dehur. Pasi është marrë në pyetje, 49 vjeçarja është lënë e lirë me kusht deri në 27 shtator. /NEWSBOMB.AL

Screenshot_2.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010135889053345
array(1) { ["section"]=> string(141) "nena-49-vjecare-detyron-pilotin-te-beje-ulje-emergjente-perleshet-me-stjuardesat-dhe-tenton-te-hape-deren-ne-ajer-arsyeja-do-ju-habise-177095" }