Nëna braktis fëmijët e mitur në Gjermani, falsifikimet dhe kontrabandë. Ja paligjshmëritë e goditura nga Migracioni në Durrës

Publikuar tek: aktualitet, më 18:39 08-01-2018 Nëna braktis fëmijët e mitur në Gjermani, falsifikimet dhe kontrabandë. Ja paligjshmëritë e goditura nga Migracioni në Durrës

21 raste paligjshmërie janë evidentuar dhe goditur gjatë një jave të vetme nga Drejtoria për Kufirin dhe Migracionin në Durrës.

Rastet varjojnë nga falsifikim dokumentesh, kontrabandë, deri te braktisja e fëmijëve të mitur në shtetin gjerman. Dy persona janë arrestuar dhe 11 të tjerë janë proceduar penalisht:

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës gjatë një jave:

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës gjatë ditëve të para të vitit 2018, janë intensifikuar masat për  parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në këtë kuadër, janë evidentuar dhe goditur 21 raste të paligjshmërisë, në fushën e falsifikimit të dokumentave, kalimit të paligjshëm të kufirit, kontrabandës, trafikimit të mjeteve motorrike, apo të braktisjes së fëmijëve.

Më konkretisht, janë arrestuar 2 shtetas si dhe janë proceduar 11 shtetas të tjerë, për "Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”,  pasi janë  kapur në flagrancë nga forcat e Policisë Kufitare në terminalin e përpunimit të pasagjerëve, në Portin e Durrësit, duke tentuar për të  kaluar kufirin në mënyrë të kundraligjshme për në Itali, me dokumenta të falsifikuara ose   duke shfrytëzuar ngjashmërinë .

Po gjatë kësaj jave, janë evidentuar dhe proceduar penalisht 3 shtetas, të cilët kanë tentuar të kalojnë për në Itali, duke ju shmangur kontrollit në terminal, por janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Terminal në tentativë për tu larguar me traget.

Gjithashtu është proceduar penalisht një shtetase për "Braktisja e fëmijëve të mitur", pasi kjo shtetase pasi ka kaluar për në Itali, ka udhëtuar në drejtim të Gjermanisë dhe aty ka braktisur të dy fëmijët e mitur 11 vjeç e 12 vjeçe.

Po nga Sektori i Hetimit në DVKM Durrës është evidentuar dhe goditur një rast për "Trafikim të mjeteve motorrike", ku është proceduar  penalisht një shtetas, pasi në hyje në protin e Durrësit, automjeti tip "Renault", rezultoi i vjedhur në Francë.

Si dhe janë evidentuar dhe goditur edhe tre raste të kontrabandës me cigare, ku janë proceduar penalisht tre shtetas, pasi në automjetet e tyre janë gjetur të feshura në tavanet dhe dyert e automjeteve steka me cigare të llojeve të ndryshme.

Po bashkërendohet dhe bashkëpunohet ngushtësisht me autoritetet doganore në Port, dhe me DVP.Durrës  me qëllim kontrollin sa më efikas për të parandaluar, evidentuar dhe goditur  trafikun e lëndëve narkotike.

Masa janë marrë edhe në kufirin detar ku janë shtuar patrullimet si dhe kordinohet me QNOD e DVP.Durrës, për të evidentuar dhe parandaluar në kohë çdo tentativë të mundshme për ushtrim të veprimtarisë kriminale qoftë nëpërmjet kufirit detar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013931035995483
array(1) { ["section"]=> string(130) "nena-braktis-femijet-e-mitur-ne-gjermani-falsifikimet-dhe-kontrabande-ja-paligjshmerite-e-goditura-nga-migracioni-ne-durres-105865" }