Më datë 11 prill në Komisariatin e Policisë Librazhd ishte paraqitur Nexhmie Mana, 40 vjeçe banuese në Librazhd Katund, e cila kishte bërë kallëzim për largimin nga banesa të vajzës së saj B.Mana.
Por mesa duket Aventura 6 ditore e 18 vjeçares nga Librazhdi ka përfunduar pasi ka vendosur të kthehet në shtëpi duke treguar se nuk kishte humbur, por gjatë gjithë kësaj periudhe ka qëndruar me të dashurin e saj.
Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Elbasanit ajo është gjetur sot dhe është marrë në pyetje ku ka treguar se ka ikur me dëshirën e saj.