Nëna harron fëmijën 1- vjeçar në makinë, ja çfarë ndodh

Publikuar tek: bota, më 19:05 02-08-2016 Nëna harron fëmijën 1- vjeçar në makinë, ja çfarë ndodh

Një nënë ka harruar fëmijën e saj brenda në makinë ndërkohë që ka shkuar të bëjë pazar në qendrën tregtare Owasso, Oklahoma.

Fëmija një vjeçar u la në makinë, me të gjitha dritaret dhe dyert të mbyllura, në një ditë kur temperaturat ishin rreth 30 °C, nga nëna e tij Hannah Secondi, e cila do të bënte  pazar për rreth 45 minuta në një qendër tregtare, raportojnë mediat.

Fatmirësisht ai u vu re nga një çift që sapo po dilte nga qendra teksa dëgjuan një zhurmë të çuditshme që vinte nga makina.

“ Ju mendoni se ne e gjetëm fëmijën duke qarë sepse kishte vapë, por në fakt ai nuk po qante” tha Chrysty Lansdowne.

Brenda në makinë ata panë një fëmijë të mbuluar nga djersët.  Më pas çifti u përpoq të hapte dyert e makinës për ta nxjerrë fëmijën jashtë, dhe e gjetën një derë të hapur. Ata thirrën ndihmën e shpejtë dhe i dhanë ndihmën e parë fëmijës.

“Nëse fëmija do të kishte qenë pa ndjenja ose në gjumë, ne nuk do të kishim as idenë më të vogël se çfarë po ndodhte në atë makinë” tha Jedidiah Bizzell.

Sipas raportit policor temperatura e brendshme e trupit të fëmijës ishte më shumë se 38° C, ndërsa temperatura e makinës, sipas zjarrfikësve, ishte më shumë se 59° C. 

Kur nëna u kthye në makinë, bashkë me fëmijën tjetër, fëmija i shpëtuar ishte transportuar për në spital dhe ndodhej jashtë rrezikut për jetën.

Nëna u arrestua me akuzën e abuzimit me fëmijën, dhe gjobitur me 50.000 dollarë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1306459903717
array(1) { ["section"]=> string(59) "nena-harron-femijen-1-vjecar-ne-makine-ja-cfare-ndodh-48535" }