Nëna me ngjyrë lind fëmijën me sy blu, lëkurë të bardhë e flokë të kuqe

Publikuar tek: bota, më 22:22 24-09-2017 Nëna me ngjyrë lind fëmijën me sy blu, lëkurë të bardhë e flokë të kuqe

Një nënë me ngjyrë ka mbetur pa flajë kur ka parë fëmijën e saj të tretë që solli në jetë.

Ndryshe nga fëmijët e tjerë, foshnja i Patience Chando lindi me lëkurë të bardhë, flokë ngjyrë të kuqe dhe sy bojëqielli, edhe pse i ka të dy prindërit me ngjyrë.

Ata fillimisht menduan se fëmija do ndryshonte me kalimin e kohës megjithëse një gjë e tillë nuk ndodhi.

Vajza katër muajshe u lind në Hanover të Gjermanisë. Nëna thotë se sa herë del shëtitje me vajzën në qytet, ajo është qendra e vëmendjes.

Mjekët shprehen se bëhet fjalë për një mutacion të rrallë gjenetik, por më shumë testime duhen për ta vërtetuar. Ndërsa Bryce Mendelsohn një mjek i gjeneve thotë se në shumë raste, njerëzit me ngjyrë kanë gjurmë të ADN-së të europianëve nga e kaluara, dhe ndoshta ky është një rast.

dferhe34h4h.jpg

zdfwe4g4h4h4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trump përplaset me lojtarët e NFL për himnin: Pushojeni atë bir k*rve
Ekstremi i djathtë 'AfD' bëhet partia e tretë më e madhe në Gjermani »
Article Logic
Execution time: 0.010731935501099
array(1) { ["section"]=> string(76) "nena-me-ngjyre-lind-femijen-me-sy-blu-lekure-te-bardhe-e-floke-te-kuqe-93524" }