“Shikojeni çfarë hamë dhe pse po vdesin njerëzit si pulat në Shqipëri. Sa e hapa për vajzën por ja çfarë gjeta.
Dhe skadenca duhet të jetë e falsifikuar”. Kështu shkruan një nënë nga Tirana për newsbomb.al ndërsa e indinjuar denoncon rastin dhe publikon fotot alarmante.
Kosi i sapohapur i frutave që mban emrin e kompanisë “Fruttis”, është i mykur. Newsbomb.al shpreson në një reagim të menjëhershëm të autoriteteve pas publikimit të këtij rasti alarmant.