Nëna shqiptare shpërndan torta dhe petulla për mjekët italianë, kush është Tixhja që bëri gjestin human në spital (E PLOTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:50 19-03-2020 Nëna shqiptare shpërndan torta dhe petulla për mjekët italianë, kush është Tixhja që bëri gjestin human në spital (E PLOTË)

Një zonjë shqiptare po bën xhiron e shtypit italin për gjestin human, që ka bërë në këtë periudhë të vështirë të koronavirusit.

Bëhet fjalë për nënën e tre fëmijëve Hatixhe Hallulli, të cilën e thërrasin shkurt Tixhe.

Sipas medieve fqinje, ditën e mërkurë ajo ka gatuar torta dhe petulla për mjekët e urgjencës në spitalin e Fiorezuola.

Tixhja nuk ka harruar as infermierët dhe sanitarët, të cilët gjithashtu po përballen me sfida në këtë situatë alarmante.

Me këtë gjest shqiptarja jo vetëm që i ka ofruar ngrohtësi stafit mjekësor, por edhe i ka inkurajuar për të vazhduar më tej në frontin e kësaj lufte kundër Covid-19.

Kujtojmë që ditën e sotme numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 35,713, ndërsa rezultojnë 2,978 viktima.

90505229_1132670783780027_2896914437099225088_n.jpg

Hatixhe Hallulli:

90251943_2478073125626045_5378964041613967360_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010631084442139
array(1) { ["section"]=> string(127) "nena-shqiptare-shperndan-torta-dhe-petulla-per-mjeket-italiane-kush-eshte-tixhja-qe-beri-gjestin-human-ne-spital-e-plote-199246" }