Nëna vrau babain me sqepar, flet vajza: I erdhi shpirti në majë të hundës, ai e dhunonte dhe e kërcënonte gjithmonë, kanë 19 vite që...(E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:05 24-11-2020 Nëna vrau babain me sqepar, flet vajza: I erdhi shpirti në majë të hundës, ai e dhunonte dhe e kërcënonte gjithmonë, kanë 19 vite që...(E PLOTË)

Një 58-vjeçare qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj, teksa ai po flinte gjumë.

Ngjarja ndodhi në Kurbin të Lezhës, ku Drane Deda vrau me sqepar burrin e saj 61-vjeçarin Llesh Deda.

Për këtë ngjarje të rëndë kanë folur edhe dy vajzat e Drane Dedës. Ata shprehen se nëna ishte fejuar me Llesh Deda në moshën 16-vjeçare pa dëshirën e saj. Ato kanë treguar se çifti për 19 vitesh nuk flinin më bashkë dhe flinin në dhoma të ndara.

Njëra nga vajzat që kishte shkuar në vendngjarjen është shprehur se babai kërcënonte vazhdimisht nënën me sqepar dhe e mbante atë vazhdimisht posht krevatit dhe kërcënonte 58-vjeçaren.

“Nuk ishim në shtëpi. Unë kisha filluar punë me dy turne. E di ca ka ndodhur. Mora një taksi i kam gjetur në vendngjarje ka qenë edhe halla. Kam parë të gjithë skemën. Kur mbërrita unë ishin duke marrë babin dhe me ambulancën ikën në spitalin e Laçit. Ai se kishte humbur ndjenjat po ishte në gjendje të keqe dhe ishte i dehur. Kishte 5 vite që nuk dilte, por pinte raki ne shtepi. Isha në gjendje shoku. Mamit i kishte ardhur shpirti në majë të hundës. Gjithmonë kanë patur grindje. Ka qenë 16 vjeçe kur e kanë fejuar pa dëshirën e saj. Ajo më tregoi se ai e kishte kërcënuar i pari. Babi mbante gjithmonë një sqepar dhe i thonte qe do te vras. Ata nuk flinin bashkë. Kishin afër 20 vite që rrinin në dhoma të ndryshme. Nëna ishte e detyruar të krynte aktin ekstrem ajo dhunohej vazhdimisht nga babai,” thanë vajzat në emisionin ‘me zemër të hapur’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kanosi me armë kushëririn e tij në Kurbin, pas ndjekjes nga policia kapet 41-vjeçari
Vrasje dhe vjedhje, OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 3 të dënuarve nga Tirana »
Article Logic
Execution time: 0.01284384727478
array(1) { ["section"]=> string(143) "nena-vrau-babain-me-sqepar-flet-vajza-i-erdhi-shpirti-ne-maje-te-hundes-ai-e-dhunonte-dhe-e-kercenonte-gjithmone-kane-19-vite-qe-e-plote-228932" }