Nëna vret 2 fëmijët e saj, i mbante prej një viti në frigorifer

Publikuar tek: bota, më 15:09 25-03-2015 Nëna vret 2 fëmijët e saj, i mbante prej një viti në frigorifer

Dy fëmijë të moshës 11 dhe 14 vjeçare janë gjetur të vdekur në lindje të Detroitit. Ata janë gjetur në frigoriferin e shtëpisë ku mamaja e tyre Mitchelle Blair vazhdonte jetën normalisht me dy fëmijët saj të tjerë 11 dhe 17 vjeçarë.

Sipas deklaratës së shefit të policisë në Detroit, James Craig, fëmijët janë gjetur të mbyllur në qese brenda frigoriferit. Mamaja e tyre po merret në pyetje, ndërsa fëmijët po mbahen nën vëzhgim. Nuk dihet nëse dy fëmijët ishin në dijeni për motrën dhe vëllait të tyre të vdekur në frigorifer.

Njerëzit që jetonin pranë tyre shprehen se nuk i kanë parë më dy fëmijët rrotull që prej një viti. Ndërsa Mitchelle u ka thënë për mungesën e fëmijëve komshinjve që ata po jetojnë tek halla e tyre, ose qëndrojnë brenda shtëpisë pasi nuk pëlqejnë të jenë të rrethuar me njerëz. Së fundmi, në deklaratën e policisë thuhet që Mitchelle ishte dëbuar nga shtëpia ku jetonte 6 herë pasi ajo nuk paguante rregullisht qeranë për shkak të gjendjes së keqe ekonomike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009023904800415
array(1) { ["section"]=> string(67) "nena-vret-2-femijet-e-saj-i-mbante-prej-nje-viti-ne-frigorifer-6915" }