Nëndetësja argjentinase e zhdukur me 44 marinarë, 'po ndiqej nga një helikopter i forcave britanike'

Publikuar tek: bota, më 20:40 13-12-2017 Nëndetësja argjentinase e zhdukur me 44 marinarë, 'po ndiqej nga një helikopter i forcave britanike'

Pretendime tronditëse janë bërë publike nga familjarë e marinarëve argjentinas që humbën pa gjurmë gjatë një misioni me nëndetësen “ARA San Juan”.

Jesica Medina, motra e një prej 44 marinarëve që humbën kontaktet ka publikuar një mesazh nga vëllai i saj teksa i raportonte për situatën.

Në mesazhin e dërguar në aplikacionin WhatsApp, Roberto Daniel Medina i shkruan motrës së tij se ndodhet në ishujt Falkland dhe nëndetësja argjentinase po ndiqej nga një helikopter i ushtrisë britanike, transmeton newsbomb.al.

Ministria Britanike e Mbrojtjes ka reaguar duke hedhur poshtë këto pretendime të cilat i ka quajtur tërësisht të pavërteta. Sipas ministrisë asnjë helikopter britanik nuk e ka ndjekur nëndetësen.

Por këto pretendime janë ngritur edhe nga familjarë të tjerë të marinsave të humbur. Sipas tyre marinarët kanë raportuar te të afërmit e tyre se një helikopter britanik dhe një anije kiliane ishin vënë në ndjekje të tyre.

Nëndetësja u zhduk në 15 nëntor të këtij viti dhe që prej asaj dite nuk është zbuluar asnjë gjurmë, pavarësisht kërkimeve të shumta nga autoritetet argjentinase dhe shteteve fqinje. /Newsbomb.al

wefw34g34g4h.jpg

sdf3e4g34hy34h.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Franca ndalon telefonat në shkollat fillore
Propozimi i shteteve me shumicë myslimane: Jeruzalemi të bëhet kryeqytet i Palestinës »
Article Logic
Execution time: 0.0094590187072754
array(1) { ["section"]=> string(104) "nendetesja-argjentinase-e-zhdukur-me-44-marinare-po-ndiqej-nga-nje-helikopter-i-forcave-britanike-102980" }