Nëndrejtori i ISHP ngre ALARMIN: Në Shqipëri po qarkullon një COVID ndryshe

Publikuar tek: aktualitet, më 10:11 27-01-2021 Nëndrejtori i ISHP ngre ALARMIN: Në Shqipëri po qarkullon një COVID ndryshe

Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku ka deklaruar se në vendin tonë po qarkullon një koronavirus i ri.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se duhet ngritur alarmi dhe situata e pandemisë duhet të merret seriozisht.

 “Unë do të konsideroja që më mirë të ngremë alarmin sesa të flemë mbi dafina. Gati 900 raste në ditë është një situatë që ne duhet ta marrin shumë seriozisht. Nuk duhet t’ia lemë rastësisë, duhet realisht të reflektojmë që e keqja nuk ka kaluar dhe përkundrazi jeni ndoshta në ditët më të këqija të këtij COVID-i",- tha Ulqinaku.

Më tej, ai u shpreh se në Shqipëri po qarkullon një mutacion i ri i Covid-19, por ende nuk është identifikuar.

 “Eshtë virus ndryshe, eshtë koronavirus, por ndryshe nga koronavirusi që ka qarkulluar deri më tani në vendin tonë. Por, nuk jemi akoma në gjendje të themi që është nga Brazili, apo i Afrikës së Jugut apo Anglisë. I kemi kapacitet, akoma nuk kemi arritur në fazën finale, por në këtë rrugë jemi”,- tha Ulqinaku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ditë zie në familjen e deputetes socialiste, ndahet nga jeta babai i Klodiana Spahiut
Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me thikë një 19-vjeçar »
Article Logic
Execution time: 0.012465000152588
array(1) { ["section"]=> string(81) "nendrejtori-i-ishp-ngre-alarmin-ne-shqiperi-po-qarkullon-nje-covid-ndryshe-236562" }