Nënë e bir? Gaboheni! Lexoni historinë e tyre që do t’u lërë pa fjalë

Publikuar tek: bota, më 12:46 30-12-2015 Nënë e bir? Gaboheni! Lexoni historinë e tyre që do t’u lërë pa fjalë

Pasi shikoni këtë foto, mendoni se bëhet fjalë për një nënë dhe djalin e saj, të cilët kanë dalë në këtë fotografi të buzëqeshur dhe të përqafuar? Epo gaboheni. Ata janë burrë e grua, edhe pse me një diferencë të madhe moshe, prej 25 vitesh.

Shpesh jemi mësuar të shohim çifte me diferencë moshe, ku bashkëshorti është më i madh, por kësaj here është gruaja, plot 25 vjet më e madhe.

Çifti, Carole dhe Paul u dashurua kur Paul ishte vetëm 21 vjeç. Ai ishte muzikant dhe pas dy vitesh të lidhjes mes tyre ata u martuan. Edhe pse për vite janë paragjykuar, ata sërish vazhdojnë të jenë të dashuruar çmendurisht me njëri-tjetrin.

Pensionistja Carole nga Colchester, Essex, Britani thotë për ‘’Daily Mirror’’ se është e lodhur së thënuri njerëzve se nuk është e ëma, por gruaja.

“U lodha së përsërituri njerëzve se jam gruaja e tij, jo e ëma. Ne i korrigjojmë shpesh të tjerët, sepse jemi krenarë për dashurinë tonë dhe nuk kemi asgjë për të fshehur’’, thotë Carole.

Dhe siç gjithnjë shqiptarët thonë: Dashuria vërtet që s'njeh moshë...

gruaburrediferencemoshe2

gruaburrediferencemoshe3

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011805057525635
array(1) { ["section"]=> string(73) "nene-e-bir-gaboheni-lexoni-historine-e-tyre-qe-do-t-u-lere-pa-fjale-28859" }